Cikël leksionesh nga PhD Toni Shiroka
Toni Shiroka ka përfunduar studimet e masterit në Fizikë në Universitetin e Parmës dhe më pas doktoraturën në Fizikën e Materies së Kondensuar në kuadër të bashkëpunimit Oxford Slow-Muon (Heidelberg-Parma-ISIS). Interesat e tij kërkimore përfshijnë nanofizikën, magnetizmin organik dhe superpërçueshmëri, materialet me korrelacion të lartë elektronik, zhvillimet instrumentale, fizikën kompjuterike, etj. Toni ka marrë disa çmime gjatë karrierës së tij shkencore, përfshirë dhe atë për inovacion dhe ekselencë në mësimdhënie nga Eidgenössische Technische Hochschule (ETH), Zvicër. Aktualisht ai është Senior Scientist në ETH dhe Paul Scherrer Institut, përgjegjës përkatësisht për laboratorin e rezonancës magnetike bërthamore dhe atë të spektrometrit multi funksional të muoneve.
Në kuadër të projektit “Unveiling the Illyrian arsenal: Insights into ancient weaponry using spectroscopic and non-destructive techniques”, financuar nga READ (Research Expertise from the Diaspora) (nga AADF, Albanian-American Development Foundation) dhe AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit), ai vjen në Tiranë për të mbajtur ciklin e leksioneve:
- Experiment: the cornerstone of scientific knowledge/discovery (Bachelor, MSh)
- Introduction to data acquisition: From DAQ systems to IoT devices (Bachelor, MSh)
- How to write a scientific paper (Bachelor, MSh)
- Fundamentals and applications of magnetic resonance (MSh)
- Superconductivity: Quantum coherence at everyday scale (Bachelor, MSh)