Cikël leksionesh dhe seminaresh nga Prof. Elio Giroletti
Elio Giroletti është fizikan dhe ekspert i çertifikuar në mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese, me përvojë shumëvjeçare në fushën e fizikës mjekësore, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbrojtjes radiologjike të punonjësve, pacientëve dhe popullatës. Ai është diplomuar në Fizikë në Universitetin e Pavias dhe në Fizikë Mjekësore në Universitetin e Milanos, Itali. Ka ushtruar aktivitet akademik dhe kërkimor për dekada në universitete dhe institucione kërkimore, duke dhënë mësim në fusha të tilla si mbrojtja nga rrezatimi, rreziqet fizike në punë dhe siguria radiologjike në mjekësi.
Gjatë karrierës së tij, ka mbajtur pozicione drejtuese në shërbimet shëndetësore, sigurisë dhe mbrojtjes nga rrezatimi në institucione publike dhe private, përfshirë universitete, spitale, qendra kërkimore dhe industri. Ai ka bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe ka qenë i përfshirë në hartimin e politikave dhe legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përvoja e tij përfshin gjithashtu auditime, trajnime profesionale dhe projekte kërkimore në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, duke kontribuar në forcimin e standardeve të sigurisë radiologjike dhe mbrojtjes shëndetësore.

