Jun 1 – 4, 2026
Faculty of Natural Sciences
Europe/Tirane timezone

Cikël leksionesh nga Prof. Elisabetta Bissaldi

Prof. Elisabetta Bissaldi është një studiuese në Departamentin Interuniversitar të Fizikës në Universitetin dhe Politeknikun e Barit, si dhe në Institutin Kombëtar të Fizikës Bërthamore (seksioni i Barit). Ajo merret me astrofizikën e rrezeve gama me energji të lartë, në veçanti me studimin e shpërthimeve të rrezeve gama.

Prof. Elisabetta ka punuar në Max Planck Institute for Extraterrestrial Physics në Mynih të Gjermanisë, në Institute for Astro and Particle Physics në Innsbruck të Austrisë, dhe ka kaluar periudha kërkimore në institucione të ndryshme si Stanford Linear Accelerator Center në Kaliforni, Marshall Space Flight Center në Alabama dhe Universitetin e Tokios. Gjithashtu, ajo është pjesë e disa bashkëpunimeve shkencore ndërkombëtare, përfshirë misionin satelitor të NASA-s Fermi dhe teleskopëve me energji të lartë Cherenkov Telescope Array.

Prof. Elisabetta vjen në Departamentin e Fizikës gjatë datave 1-4 qershor 2026, në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+. Ajo do të mbajë një cikël leksionesh në lidhje me Multimessenger Astronomy. Ftojmë të gjithë studentët e interesuar në sallën 412B të ndjekin këto leksione.

Conference information

Date/Time

Starts

Ends

All times are in Europe/Tirane

Location

Faculty of Natural Sciences
Hall 412 B
Blvd. "Zog I", Tirana
Go to map

Chairpersons

Extra information